VLEJ jokal.

  • 1. vet. veta III. Ka këtë ose atë vlerë a çmim. Sa vlen kjo orë? Ky mall vlen më shumë se aq.
  • 2. Kam vlerë a rëndësi për vetitë, për cilësitë, për fuqinë, për meritat e mia, jam i dobishëm; vet. veta III hyn në punë. Vlen sa për dhjetë. Nuk vlen asnjë grosh (asnjë dysh) nuk vlen fare.
  • 3. vet. veta III. Shërben për diçka. Vlen frymëzim. Kjo punë vlen si fillim. Vlen më shumë si...
  • 4. kal. vet. veta III. Meriton të bësh një mundim, një shpenzim etj. E vlejti mundimin. Ia vlen ta bësh atë rrugë më këmbë. E vlen të merresh me të.
  • 5. kal. vet. veta III. I bën mirë dikujt; i sjell dobi. I ka vlejtur klima. I ka vlejtur kritika (këshilla).
  • 6. përd. pavet. Duhet. Vlen të thuhet... (të bëhet..., të diskutohet...).
  • S'e vlen barra qiranë edhe poh. shih te BARRË,~A 2. Nuk i vlen (nuk i bën) lëkura një para dikujt shih te PARA,~JA.