VLERËSIM m.

  • Veprimi sipas kuptimeve të foljeve VLERËSOJ, VLERËSOHEM. Vlerësim i lartë (i madh). Vlerësim i drejtë. Vlerësim i njëanshëm. Vlerësim politik. Vlerësim marksist. Vlerësimi i prodhimit (i punës). Vlerësimi i cilësisë. Vlerësimi i gjendjes (i mundësive). Vlerësimi i njohurive të nxënësve. Vlerësimi i njerëzve. Kriteri i vlerësimit. I bëj vlerësim vlerësoj.