VLERËSOJ kal.

  • 1. Caktoj vlerën e një malli, të një sendi etj. në të holla, çmoj. Vlerësoj një mall. Vlerësoj një ndërtesë.
  • 2. Jap mendim për dikë a për diçka; përcaktoj rëndësinë, dobinë ose vlerën shoqërore të dikujt a të diçkaje; i jap dikujt atë që meriton; çmoj. E vlerësoi drejt (saktë, gabim). Vlerëson punën e bërë. I vlerësojnë nxënësit me notë. Vlerësoj një veprim (një vepër, një punim). Vlerëson gjendjen. Vlerësojnë punën. Vlerëson njeriun. E vlerësoi lart. Nuk e vlerësoi si duhet.
  • 3. Njoh cilësitë e mira të dikujt a të diçkaje, e pranoj se ka rëndësi, vlerë etj.; çmoj. E vlerëson shumë miqësinë. E vlerëson lart.