VOJVODË m.

  • 1. hist. I ngarkuar i qeverisë osmane për një krahinë të caktuar në Shqipërinë e Veriut në shekullin XIX, i cili ndiqte zbatimin e urdhrave të qeverisë sidomos pas reformës së Tanzimatit; detyra e këtij të ngarkuari. I dëbuan vojvodët.
  • 2. etnogr. Kryetari i një vëllazërie të madhe brenda një fisi në Malësinë e Madhe e në Dukagjin, kreu i madh.