vonesë
VONESË f.
- 1. Koha që ka kaluar nga afati i fundit kur duhej bërë diçka, koha sa zgjat një punë, një veprim etj. pas çastit kur duhej të përfundonte sipas rregullit ose sipas parashikimit; zgjatja e një pune përtej kohës së caktuar për përfundimin e saj; të qenët vonë; ardhja vonë; çdo rast kur ndodh një gjë e tillë. Vonesat në punë. Për shkak vonese. Me shumë vonesë. Erdhi me vonesë erdhi vonë. E filloi me vonesë diçka. E zgjidhi me vonesë. E qortoi për vonesën. Shkoi pa vonesë shkoi shpejt, menjëherë.
- 2. Vonim.