VONSHËM mb.

  • 1. Që mbillet në pranverë dhe piqet në vjeshtë; që piqet më vonë se llojet e tjera të njëjta me të; i vonë. Patate (domate) të vonshme. Misër (grurë) i vonshëm. Mbjellje e vonshme. Lulëzim i vonshëm. Pjekje e vonshme. Vjen i vonshëm.
  • 2. Që bëhet, që ndodh a që vjen më vonë se koha e zakonshme; që ndodh a që bëhet me vonesë; që ndodh a që bëhet pas diçkaje tjetër; i mëvonshëm; që nuk vepron menjëherë, i ngadalshëm. Vjeshtë e vonshme. Ngjarjet e vonshme. Pasojat e vonshme. Faza e vonshme e sëmundjes. Bombë me plasje të vonshme. Në një kohë më të vonshme.
  • 3. Që ndodh në fund të një periudhe, që ka të bëjë me fundin e një kohe, që i përket fundit të kësaj periudhe; i vonë; kund. i hershëm. Qytetërimi i vonshëm. Mesjeta e vonshme.
  • 4. Që s'ka shumë kohë që ka ndodhur ose që është shfaqur, i kohës së fundit, i tanishëm; kund. i hershëm. Zakon i vonshëm. Traditë e vonshme. Veshje e vonshme.