vozit
VOZIT jokal.
- 1. edhe kal. Ngas barkën me lopata; udhëtoj me barkë nëpër liqen, nëpër lumë etj.; lundroj. Vozit barkën. Vozit në liqen. Vozit drejt ishullit.
- 2. Shkoj poshtë e lart, endem, sillem andej-këtej. Vozitin nëpër fshat. Vozit kuturu. Vozitin retë.
- 3. kal. E përdor a e zotëroj mirë diçka (një qerre, një kalë etj.); di a jam në gjendje ta kryej një punë, ia dal mbanë. I vozit qerret. Nuk e vozit më kalin. Nuk e vozit dot atë punë.