vragë
VRAGË f.
- 1. Rrugë e ngushtë nëpër një pyll ose në fushë për kafshë a për kalimtarë; dhiare. Vragë e paharruar. Vragë e verbër udhë e ngushtë në pyll a në mal që mezi dallohet, që herë duket e herë zhduket a që nuk të nxjerr gjëkundi. Hapi një vragë (nëpër dëborë). Ndjek vragën.
- 2. Vija që lë rrota e qerres a diçka tjetër në sipërfaqen e tokës; shenjë në trupin e njeriut a të kafshës nga një plagë, nga të goditurit me shkop etj.; gjurmë. Vragat e qerres. Vragat e plagëve.
- 3. fig. Mbresë, përshtypje, gjurmë; plagë. Lë vragë të thellë. I çeli një vragë në zemër. Mbetet vragë e pashlyer.