vrapues
VRAPUES m.
- 1. sport. Sportist që merr pjesë në garat e vrapimit. Vrapuesi më i mirë. Vrapues i largësive të mëdha (të mesme, të shkurtra). Stërviten vrapuesit.
- 2. tek. Pajisje në makinën tjerrëse, që shërben për të dredhur dhe për të mbledhur fillin.
VRAPUES mb.
- Që ecën me hapa shumë të shpejtë e të gjatë, që ecën me vrap; që vrapon. Shpend vrapues. Kafshë vrapuese.