VREGËN f.

  • 1. Kamxhik. I ra me vregën.
  • 2. Shkop i gjatë, që përdoret për të shtyrë lundrën në një cekëtinë lumi, kënete a liqeni. U thye vregna.
  • 3. Vraga e kamxhikut, e thuprës a e shkopit në trupin e një kafshe a të një njeriu që e kanë rrahur; pjesa e lëkurës e ënjtur dhe e murrëtyer nga të rrahurit me kamxhik.