VRESHT m.

  • Toka e mbjellë me hardhi. Vresht i ri. Vresht i mirë. Rrush vreshti. Kërmilli i vreshtave. zool. Punojnë (plehërojnë) vreshtat. Prenë vreshtin. Spërkatën vreshtat. S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. fj.u.
  • Si lepur në vresht shih te LEPUR,~I. Flet në arë e në vresht shih tek AR/Ë,~A. Shkoi (u vra) si qenë në vresht (në rrush) shih te QEN,~I. Hajde baba të të tregoj vreshtin (arat)! iron. shih BABA,~I. Lule vreshti bot. dorëzonjë, lulevreshtë.