VRIMË f.

  • 1. E hapur e rrumbullakët në tokë, në mur, në një dërrasë etj., që është shpuar me diçka ose është vetë e tillë; vend i shpuar në një rrobë, në këpucë etj. birë. Vrimë e vogël (e rrumbullakët) Vrima e derës (çelësit). Vrima e këmishës. Vrima e gjilpërës. Vrimat e hundës. Vrima e veshit. Vrima e ajrimit. tek. Tulla me vrima. Hapi (bëri) një vrimë. Zuri vrimat. Qepi vrimat.
  • 2. bised. Zgavër në tokë, në ndonjë dru etj., e cila shërben si strofull për disa kafshë; fig. vend i fshehtë, qoshe, skutë. Vrima e kunadhes (e ketrit, e gjarprit). Vrimë më vrimë. Fshihet vrimave. U fut në vrimë. Zuri vrimat. Vrima e miut pesëqind grosh.
  • Fyell pa vrima mospërf. njeri që s'vlen për asgjë; njeri fare budalla. Bëri një vrimë në qiell shih te QIELL, ~I. Bën vrima në shoshë shih te SHOSH/Ë,~A. Bëri një vrimë në ujë shih tek UJ/Ë,~I. I bie fyellit në një vrimë, thotë a përsërit të njëjtën gjë vazhdimisht, i bie të njëjtit avaz. Del nëpër vrimë të gjilpërës shih te GJILPËR/Ë,~A. E futi (e kaloi, e shkoi) në vrimë të gjilpërës dikë shih te GJILPËR/Ë,~A. Të fut (të kalon, të shkon) në vrimë të gjilpërës shih te GJILPËRË,~A. Hyn (futet) në vrimë të miut ka shumë frikë dhe fshihet, nuk di ku të futet nga frika. La leshin në vrimë doli me humbje të madhe në një punë, e pësoi keq. Nuk lë vrimë pa u futur shih te LË. Më sa hyn buall në vrimën (në veshin) e gjilpërës shih te BUALL,~I. Është vrima (bira) e fundit e kavallit (bishti i kavallit) shih te KAVALL,~I.