VRINGËLLOJ kal.

  • 1. E ngre dhe e tund a e vërtit shpatën, shkopin a kamxhikun me vrull duke u matur të godas dikë a diçka. Vringëllonte shpatën. Vringëlloi bajonetën. Vringëlloi shkopin (kamxhikun).
  • 2. jokal. vet. veta III. Bën zhurmë kur përplaset me diçka tjetër, nxjerr vringëllimë; tringëllin (zakonisht për sende prej metali). Vringëllonin zinxhirët. Vringëllonte kamxhiku. Vringëllonin shpatat.
  • 3. fig. keq. E kërcënoj dikë me armë, tregoj forcën para dikujt për ta frikësuar, i kanosem me luftë. Imperialistët vringëllojnë armët.