vritem
VRITEM vetv.
- 1. Vras veten; qëllojmë për vdekje njëri-tjetrin me armë, vrasim njëri-tjetrin. U vra me revole. Vriteshin me njëri-tjetrin.
- 2. Bie në fushën e betejës a në një përleshje me dikë. U vra në luftën e Vlorës. U vra në përpjekje me fashistët.
- 3. vet. veta III. Zihen duke goditur njëri-tjetrin me kokë (për disa kafshë). Vriten deshtë.
- 4. Goditem keq duke u përplasur me diçka të fortë sa më bëhet një plagë a një vurratë dhe ndiej dhembje. U vrava në ballë (në këmbë.. . ). U vrava pas derës.
- 5. fig. Prekem thellë në ndjenja a në sedër, lëndohem; hidhërohem shumë, pikëllohem. U vra shumë kur mori vesh lajmin e hidhur.
- 6. fig. Lodhem shumë në një punë, rraskapitem e ligështohem; e ngarkoj veten me shumë punë a me punë të rënda që më mundojnë shumë. Vriteshin në punë.
- 7. Pës. e VRAS.
- Ku rafsha mos u vrafsha shih te BIE I. U vranë në gisht shih te GISHT,~I.