vrojtues
VROJTUES m. sh
- 1. Ai që është caktuar për të vrojtuar, ai që bën vrojtime; vëzhgues. Vrojtues kufitar. Vrojtues i stacionit meteorologjik. Caktuan një vrojtues.
- 2. spec. Aparat i posaçëm që ndjek e përcakton diçka.
VROJTUES mb.
- 1. Që është caktuar për të vrojtuar, që vrojton. Ushtari vrojtues.
- 2. Që shërben për të vrojtuar. Kullë (pikë) vrojtuese.