vrugohem
VRUGOHEM vetv.
- 1. vet. veta III. Preket nga vrugu, e zë vrugu, i bie vrugu (për bimët). U vruguan kallinjtë. U vrugua duhani.
- 2. vet. veta III. Nxihet, bëhet i errët, erret; vrenjtet (moti, qielli etj.). I vrugohet qimja. Vrugohet qielli (moti).
- 3. fig. Vrenjtem, ngrysem a nxihem në fytyrë. Iu vrugua balli (fytyra).
- 4. fig. Mbulohem me turp, njollosem, fëlliqem. Iu vrugua emri i mirë.