vrugoj
VRUGOJ kal.
- 1. vet. veta III. I shkakton vrugun, e bën me vrug, bën që t'i bjerë vrugu (një bime, një peme a pjesëve të tyre). E vrugoi lagështira duhanin (pataten, grurin).
- 2. fig. Vrenjt, ngrys a nxij (fytyrën, vetullat). Vrugoi fytyrën. Vrugoi vetullat.
- 3. fig. E shkatërroj, e prish, e nxij. Ia vrugoi jetën (zemrën).
- 4. fig. Fëlliq, njollos. Ia vrugoi nderin. Ia vrugoi emrin.