VRULL m.

  • 1. Lëvizje e shpejtë, e fuqishme dhe e menjëhershme që bën dikush kur ngrihet nga vendi; ecja e shpejtë a vrapimi i dikujt para se të kërcejë ose para se të kapërcejë diçka, hov; forca rrëmbyese e erës, e ujit a e diçkaje tjetër. Vrull i fuqishëm. Vrulli i erës (i ujit). Një vrull kali sa mund të ngasë një kalë me një vrap; një vrap pele. Mori vrull. Nuk ia preu vrullin. Hidhet (lëshohet) me vrull. Shpërthen me vrull. Bie me vrull. Shtohet vrulli. Rrjedh me vrull uji.
  • 2. fig. Zhvillim i shpejtë dhe i fuqishëm i dikujt a i diçkaje, hov; forcë që të nxit e të frymëzon, dëshirë e madhe për të bërë diçka. Vrull i madh (i pandalshëm). Vrull revolucionar. Vrull djaloshar (rinor). Vrull krijues. Vrulli i luftës klasore. I dha vrull. E nisën me vrull. Punon me vrull.