vrullshëm
VRULLSHËM mb.
- Që lëviz shpejt e me forcë, i hovshëm, i rrëmbyeshëm; që bëhet a që vjen me vrull; që ndodh shpejt e papritmas. Njeri i vrullshëm. Lumë i vrullshëm. Shi i vrullshëm. Lojë e vrullshme. Lëvizje e vrullshme. Punë e vrullshme. Jetë e vrullshme. Zhvillim i vrullshëm. Sulm i vrullshëm. Ngjarje të vrullshme. Në mënyrë të vrullshme.
VRULLSHËM ndajf.
- Në mënyrë të vrullshme, me vrull. Sulet (hidhet) vrullshëm. U ngrit vrullshëm. Del vrullshëm. Rrjedh vrullshëm. Zhvillohet vrullshëm. Shpërthen vrullshëm.