vuaj
VUAJ jokal.
- 1. Kam një dhembje a një sëmundje që më mundon, heq prej saj. Vuan nga dhembja e kokës. Vuante nga stomaku (nga zemra, nga veshkat, nga ethet). Vuanin nga malaria.
- 2. Mundohem shumë për të bërë a për të gjetur diçka, përpiqem e lodhem shumë; kaloj vështirësi e mungesa të mëdha, jetoj në skamje a në varfëri; më mungon diçka dhe s'e siguroj dot. Vuajti për të bërë një shtëpi. Hoqën e vuajtën nën thundrën e bejlerëve. Vuanin për bukë (për ujë, për kripë). Kanë vuajtur tërë jetën. Vuante për gjumë.
- 3. Pësoj të këqija a mundime, ndiqem, dënohem e keqpërdorem nga dikush. Vuajtën nga fashistët (nga ballistët). Vuajti në burg. Vuajti të zitë e ullirit vuajti shumë. Vuajti pikën e zezë vuajti shumë. Vuan si gjarpri nën gur (si miu në mur).
- 4. Ndiej dhembje në shpirt për dikë, kam dashuri të madhe për të, jepem me shpirt pas tij. Vuan pas asaj. Vuan pas fëmijës.
- 5. fig. Kam një të metë a një mungesë, e cila më dëmton; vet veta III ka të meta e dobësi. Vuante nga mendjemadhësia. Vuan nga (për) mendtë e kokës e ka fajin vetë. Vepra vuan nga disa dobësi të theksuara.
- 6. kal. Kaloj një mundim trupor a shpirtëror një sëmundje, një të keqe a dënim; heq. Vuajti urinë. Vuajti dënimin.