vulgarizim
VULGARIZIM m. libr.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve VULGARIZOJ. VULGARIZOHET. Vulgarizimi i një ideje. Vulgarizimi i një teorie.
- 2. keq. Mënyrë e paraqitjes së diçkaje, duke e thjeshtëzuar jashtë mase ose duke i shtrembëruar thelbin a përmbajtjen. Shtrembërime dhe vulgarizime. Ra (kaloi) në vulgarizim.
- 3. Popullarizim. Vulgarizimi i njohurive shkencore.