VULLNET m.

  • 1. Aftësia që ka njeriu si veti të brendshme dhe këmbëngulja e tij për të arritur një qëllim a synim të caktuar, për të plotësuar një dëshirë ose për të kapërcyer vështirësitë e pengesat me përpjekje të vetëdijshme, me vendosmëri, me durim etj. Me vullnet të fortë (të çeliktë, të hekurt, të paepur, të papërkulur). Me vullnet të dobët. Forca e vullnetit. Njeri me vullnet. Ka vullnet. Humbi vullnetin.
  • 2. Dëshirë për të arritur një qëllim a synim të caktuar; fuqi ose mundësi për të bërë diçka në përputhje me dëshirat. Vullnet i patundur. Vullnet i fundit i dikujt dëshira që shpreh dikush përpara vdekjes. Ia plotësoi vullnetin dikujt. Bën sipas vullnetit të vet. I dikton vullnetin e tij. Përfaqëson vullnetin e popullit. Është jashtë vullnetit tonë. Nuk varet nga vullneti ynë. U martua me vullnetin e vet.