vulos
VULOS kal.
- 1. Vërtetoj një dokument, një shkresë etj. duke i vënë vulën; i vë vulën; mbyll diçka me dyllë, me plumb etj. dhe vë vulën mbi të. Vulosi shkresën (dokumentin). Vulosi derën (kasafortën). Ia vulosën çiften. E vulosi pakon (arkën) me dyllë (me plumb).
- 2. I vë një shenjë a një damkë, shënoj a damkos diçka. Vulosën pishat.
- 3. Mbyll diçka me tapë, me shtupë etj.; e zë mirë, që të mos marrë ajër, të mos rrjedhë etj.; zë. Vulos shishen (bucelën). Vulos veshët i zë veshët me pambuk.
- 4. fig. bised. I jap fund diçkaje, e përfundoj, i vë vulën, i vë kapakun një pune; vendos përfundimisht për diçka. E vulosi punën. Më përpara vulosnin bejlerët për çdo gjë.
- 5. fig. Njollos, damkos. E vulosi me turp.
- E vulosi (e qepi) gojën shih te QEP. Ia kanë vulosur (ia kanë mbyllur, ia kanë zënë) gojën me shtupë shih te SHTUP/Ë,~A. Vetë shkruan, vetë vulos shih te SHKRUAJ.