xanë
XANË f. sh
- 1. bot. Gjineshtër. Lule xane. Litar xane. Torbë (hejbe) xane. Thur me xana.
- 2. bised. Pëlhurë e trashë, e ashpër dhe e lirshme prej fijeve të gjineshtrës, që përdoret për të bërë thasë, torba: etj: Nga e keqja visheshin edhe me xanë. U bë si xanë u vjetrua e u lëshua (për një stof, për një qilim etj.)