xhan
XHAN m. bised.
- 1. edhe fig. Shpirt. I dhemb xhani. I këputet (i digjet) xhani. I mori xhanin. I qan xhani. I plasi xhani. I doli xhani
- a) vdiq;
- b) vuajti shumë, u mundua shumë për të bërë diçka, i doli shpirti.
- 2. përk. Përdoret kur i drejtohemi një të vogli ose një njeriu të dashur me përkëdheli; shpirt, zemër. Xhan i nënës (i motrës)! Mos qaj xhan!.
- E bëj xhan fëm. E përkëdhel, e puth dhe e përqafoj. E kam xhan fëm. e dua shumë, e kam shpirt.