xhehenem
XHEHENEM m.
- 1. fet., vjet. Sipas dogmës së fesë myslimane dhe përfytyrimeve mistike: vend ku gjoja shpirtrat e të vdekurve mundohen e vuajnë për mëkatet që kanë bërë në të gjallë; kund. xhenet. Zjarri i xhehenemit. Shkon (zbret) në xhehenem. S'e djeg as xhehenemi ka bërë shume të këqija e mizori, është njeri i keq sa më s'bëhet.
- 2. fig. bised. Vend ku njeriu vuan e mundohet shumë; mundim i madh trupor e shpirtëror; ferr, skëterrë. E kaluara ishte xhehenem. Iu bë jeta xhehenem. I ra një xhehenem mbi kokë. Dolëm nga xhehenemi në xhenet dolëm nga vuajtja e mjerimi në liri e lumturi.