xhenaze
XHENAZE f.
- 1. Trupi i të vdekurit, i rregulluar në arkivol; mjeti, i vdekuri (sipas përdorimit që kishte kjo fjalë ndër myslimanët). Lanin xhenazen. Ndreqi (rregulloi) xhenazen. Përcollën xhenazen. Sikur ka një xhenaze në shtëpi.
- 2. Tërësia e ceremonive fetare, që bëheshin ndër myslimanët kur varrosej dikush. Dita e xhenazes.
- 3. përd. mb. Shumë i dobësuar, i tretur e i bërë kockë e lëkurë (nga ndonjë sëmundje etj.). Ishte bërë fare xhenaze.