GJEP m.

  • 1. Pjesë e një rrobe në trajtën e një qeseje të qepur nga brenda ose si copë përsipër, e cila shërben për të vënë sendet që mbajmë me vete ose për zbukurim. Xhep i brendshëm (i jashtëm). Xhep i vogël (i madh). Xhep i thellë. Xhep i rremë. Xhepi i xhaketës (i pantallonave, i jelekut). Xhep me zinxhir. Mbush (zbraz) xhepat. Mbaj (fut) në xhep.
  • 2. Ndarje e vogël e veçantë, e qepur nga tri anë në një çantë, në një valixhe etj. Xhepi i çantës (i valixhes, i kuletës).
  • 3. Përdoret në tog me një emër tjetër për të shënuar diçka të vogël a të paktë, që mund të mbahet me vete. Orë (sahat) xhepi. Shami xhepi. Bllok xhepi. Fjalor xhepi fjalor shumë i vogël. Thikë xhepi. Para xhepi të holla që mban njeriu me vete për shpenzime të vogla.
  • 4. spec. E thelluar a gropë në një send, në tokë etj., në të cilën mblidhet, grumbullohet një lëndë a futet diçka. Xhep nafte (gazi). min. Xhepat e pistës. Xhepat e bilardos gropat anës tryezës së bilardos, ku futen bilat. Xhepi i plagës qeskë me qelb në një plagë. Xhepat e malit. Xhepat e syve qeska nën sy. Hapin xhepa.
  • 5. usht. Depërtim i thellë i një pale ndërluftuese në një pjesë të ngushtë prapa vijës mbrojtëse të kundërshtarit. Krijuan një xhep. E asgjësuan (e rrafshuan) xhepin.
  • 6. fig. bised. Të hollat, paratë që ka një njeri; të ardhurat, pasuria e dikujt. Me xhepin e huaj. Pagoi (shtoi) nga xhepi. Është e shtrenjtë për xhepin tim. S'ia mbante xhepi. Kujdeset për xhepin e vet. Nga një xhep dalin.
  • E futi në xhep dikë e shtiu në dorë dikë, e bëri për vete. Të fut ndër xhepa është i vetmi për të mashtruar. E ka në xhep diçka e ka në dorë diçka, nuk i mungon, e nxjerr kur të dojë; e ka të sigurt një gjë. E ka në xhep dikë e ka futur në dorë dikë, nuk ka nga luan. Kruaj xhepat shih te KRUAJ 3. I mbushi xhepat shih te MBUSH. Ia ngrohu xhepin dikujt shih te NGROH. I preku xhepin dikujt e mori vesh sa të holla ka, e pa a e kuptoi sa para ka. I është shpuar xhepi (kuleta) iron. shih te SHPOHEM. I shton nga xhepi dikush shton nga vetja fjalë, që nuk i ka thënë dikush. E vë (e fut, e ruaj) në xhep a) e marr diçka që më thotë një tjetër, e ruaj dhe nuk e harroj;
  • b) nuk e harroj një të keqe që më ka bërë dikush, ia mbaj vath në vesh për t'ia nxjerrë një ditë. Nuk vihet në xhep dikush nuk i besohet fare, nuk i duhet zënë besë; nuk e mban fjalën. Me xhep të zbrazët shih te ZBRAZËT (i,e). I zbrazi xhepat shih te ZBRAZ. Nuk më hyn gjë në xhep nuk fitoj asgjë, nuk kam asnjë përftim. E ka xhepin të ngrohtë shih te NGROHTË (i,e). E ka xhepin plot shih te PLOT. E ka xhepin (kuletën) të shpuar shih te SHPUAR (i,e). T'i këndon (t'i lexon) letrat (kartat) në xhep është shumë i zoti e i mprehtë, ta merr vesh çfarë ke të fshehtë. Me pesë para në xhep shih te PESË. Rri me dorë në xhep harxhon, paguan orë e çast. Rri me duar në xhepa (në ijë, në mes, në brez, në bel, në gji) shih tek IJ/Ë,~A. E vuri në xhepin e pasmë shih te PASM/Ë (i), ~E (e). Vjen (shkon) me duar në xhepa vjen pa asgjë në duar; vjen pa u përgatitur. Gazetë xhepi shih te GAZET/Ë,~A.