xhungë
XHUNGË f.
- 1. Gungë në trup a në kokë, që del nga ndonjë goditje ose nga një sëmundje; kurriz i dalë jashtë. Xhungë e madhe (e vogël). Xhungë në ballë (në kokë). Iu ul (iu ngrit) xhunga. Iu bë (i doli) një xhungë.
- 2. Pjesë e dalë si gungë në trung a në degë të drurëve; e dalë në një enë prej metali nga një goditje. Xhungat e pemës. Shkop me xhunga. Degë me xhunga. Kazan (kusi) me xhunga.
- 3. Nyje e madhe e lidhur, kokël. Xhungat e shamisë (e litarit). E lidh xhungë.
- 4. Pjesë e ngritur në një rrafsh a në tokë; gungë. Dyshek me xhunga. Vend me xhunga. U ulën në një xhungë.