XIXËLLONJË f.

  • 1. zool. Kandërr e vogël; e murrme, me trup të shtypur e cila e ka pjesën e fundit të barkut të verdhë dhe ndrit si një xixë që ndizet e shuhet natën në fillim të verës; shkëndijëz, bukurezë. Në maj dalin xixëllonjat. Kapin xixëllonja;
  • 2. bised. keq. Vajzë a grua mendjelehtë, që i pëlqen të duket e të bredhë që nuk di ta ruajë bukurinë e nderin e vet. Bridhte pas xixëllonjave.
  • Qëllon në xixëllonjë dikush qëllon shumë mirë, ka shumë nishan.