ynë
YNË pron. (gjin., dhan., kallëz. TONË) TANË (kur prona shënohet nga një emër i gjinisë mashkullore).
- 1. Që na përket neve, pronari i të cilit jemi ne, që e kemi ne. Libri ynë. Oborri ynë.
- 2. Që ka të bëjë me ne, që ka lidhje të ngushta, lidhje gjaku, lidhje farefisnie a ndonjë lidhje tjetër me ne (edhe kur i drejtohemi dikujt me dashuri). Babai (gjyshi, djali, vëllai) ynë. Shoku ynë. Fqinjët tanë. Përkrahësit tanë. Të ftuarit (miqtë) tanë. Mësuesi ynë. Drejtuesi (përgjegjësi) ynë.
- 3. Të cilit i përkasim edhe ne, pjesëtarë a anëtarë të të cilit jemi edhe ne, ne të cilin bëjmë pjesë edhe ne; që i përket vendit tonë; që e drejtojmë ne, në krye të të cilit jemi ne. Atdheu ynë. Rrethi ynë. Vendi ynë. Deti (bregdeti) ynë. Qyteti (fshati) ynë. Universiteti ynë. Teatri ynë. Nxënësit (studentët) tanë. Brezi ynë. Shekulli ynë. Sektori (reparti) ynë.
- 4. Që e kemi ne, që është te ne; që na përket neve; që na dallon a na karakterizon ne; që lidhet me ne, që është a që bëhet për ne. Mendimi (qëllimi) ynë. Vullneti ynë. Zakoni ynë. Nderi ynë. Gëzimi ynë. Sipas mendimit tonë. Në shërbimin tonë. Për hatrin tonë.
- 5. Që është përgatitur a është hartuar nga ne, që e kemi bërë ose e bëjmë ne, që del a krijohet së pari nga ne; që nxirret a që prodhohet në vendin tonë; që e ushtrojmë ne. Fjalori ynë. Projekti (plani) ynë. Bakri (kromi, qymyrguri) ynë. Çeliku ynë. Profesioni (specialiteti) ynë. Gabimi (faji) ynë.
- 6. Që na pëlqen më shumë, që e duam më shumë se të tjerët. Vendi ynë i përditshëm. Ushqimi ynë më i mirë.
- 7. si em. YNI TANËT. Një i afërt, me të cilin kemi lidhje gjaku, farefisnie ose lidhje të ngushta miqësie; njeri, me të cilin na bashkojnë të njëjtat synime, pikëpamje etj.; njeri, të cilin e duam dhe të cilit i besojmë shumë. Është yni. Erdhën tanët. Fituan tanët.
- 8. Përd. em. sipas kuptimeve 1-6 të përemrit pronor.