zambak
ZAMBAK m. bot.
- Bimë me kërcell të hollë e të drejtë, me zhardhok të vogël, me gjethe të gjata si heshtë, me lule si hinkë në ngjyrë të kuqe, të bardhë, të verdhë etj. dhe me erë të mirë, që lulëzon në fillim të verës dhe që rritet për zbukurim. Zambak i bardhë (i kuq, i verdhë). Zambak fletëgjerë. Zambaku shqiptar. Zambak uji (deti). Lule zambaku. Erë zambakësh. Tufë zambakësh. I bukur si zambak.