zanafillë
ZANAFILLË f.
- Fillimi i diçkaje, pikënisja, burimi; prejardhja, origjina. Zanafilla e një pune (e një ndodhie). Zanafilla e njeriut (e deteve, e jetës mbi Tokë ). Zanafilla e familjes. Zanafilla e një gjuhe. Që në zanafillë. E ka zanafillën te... Kërkon zanafillën e diçkaje. Ia gjeti zanafillën.