zanat
ZANAT m.
- 1. Mjeshtëria që ushtron dikush përditë, duke punuar zakonisht me dorë a me vegla të thjeshta, duke pasur shprehi e aftësi të posaçme, të fituara duke mësuar nga të tjerët e nga përvoja e vet; zeje; mjeshtëri, profesion. Zanat i lehtë (i rëndë). Zanati i babait. Është mjeshtër në zanat. Ka zanat. Hyri në zanat. Zgjodhi (mësoi) një zanat të mirë. E vuri (e futi) djalin në zanat. Ndërroi zanatin. Ia dha (ia mësoi) zanatin. U bë me zanat. Është i zanatit është mjeshtër i mirë. Dy tre-katër zanate. Ka njëzet vjet në zanat. Zanati nuk vdes. Mos mëso mjeshtrin, po merri zanatin. fj.u. Me ç'mjeshtër do të bjerë, atë zanat do të nxjerrë. fj.u.
- 2. bised. Ajo që e ka zakonisht për detyrë ta bëjë një njeri; detyra e zakonshme e dikujt. E ka për zanat. Ajo punë është zanati i tij. E bën sa për zanat.
- 3. Zakon; shprehi a ves që është fituar me kohë. Fshat (shtëpi) e zanat. Po atë zanat. S'është zanat. Ky zanat ka qenë dhe më parë. Nuk i ka lënë zanatet e mëparshme. Zuri zanatin e vjetër (e dikurshëm).
- La zanatin e zuri zurnanë përdoret kur dikush lë një punë të rëndësishme e më të mirë dhe zë një punë pa rëndësi e pa shumë dobi. Sa ka zanati! edhe iron. ka punë e gjëra që i njeh mirë vetëm ai që merret me to dhe që s'mund t'i dinë të gjithë, duhet ta njohësh mirë një punë që ta bësh si duhet.