zatet
ZATET kal. bised.
- 1. edhe jokal. Takoj dikë a diçka, has; ndesh papritur në dikë a në diçka. E zateti në rrugë. I zateti këmba në një gur.
- 2. Kap, zë, mbërthej, pushtoj (edhe fig.). E zateti për duarsh. E zateti pulën. E zateti gjumi. E zateti gripi (rrufa). Ajo i zateti zemrën.
- 3. Vë, vendos diçka. Këtu e zatetën kufirin.
- 4. jokal. Qëndroj, ngulem diku; zë vend diku (për të luftuar etj.). Mushka zateti në vend. Zatetën në pritë.