zbërthehem
ZBËRTHEHEM vetv.
- 1. vet. veta III. Ndahet vetë në pjesët përbërëse, bëhet pjesë-pjesë (një makinë, një pajisje etj.); shkulet, hiqet nga vendi ku është ngulur a është mbërthyer. U zbërthyen dërrasat. Iu zbërthyen gozhdët. Makina ishte zbërthyer fare.
- 2. vet. veta III. Hiqet a del nga vendi ku është futur, ku është mbërthyer a është kapur, shkopsitet. Iu zbërthye rripi. Iu zbërthyen kopsat. Iu zbërthye xhaketa (këmisha, jaka).
- 3. fig. Detyrohem të flas, i them të gjitha sa di për dikë a për diçka; i hapem dikujt. Iu zbërthye t'et (shokëve).
- 4. vet. veta III spec. Shpërbëhet.
- 5. Pës. e ZBËRTHEJ. Uji zbërthehet. U zbërthyen detyrat. Zbërthehet me çelës. Zbërthehet lehtë (me vështirësi).