zbërthyeshëm
ZBËRTHYESHËM mb.
- 1. Që mund të ndahet në pjesët përbërëse, që mund të bëhet pjesë-pjesë (edhe fig.); që mund të shkulet a që mund të hiqet nga vendi ku është ngulur ose është mbërthyer; kund. i pazbërthyeshëm. Dollap (krevat) i zbërthyeshëm. Armë e zbërthyeshme. Zinxhir i zbërthyeshëm. Fjalë (fjali) e zbërthyeshme. gjuh.
- 2. spec. Që mund të shpërbëhet; kund. i pazbërthyeshëm. Lëndë e zbërthyeshme. Uji është i zbërthyeshëm.