zbath
ZBATH kal.
- 1. Heq (këpucët, çorapët etj. ose veshjet e poshtme); i heq dikujt këpucët, çorapët etj. ose veshjet e poshtme; kund. mbath. Zbath këpucët (çizmet, çorapët). Zbathi pantallonat. Zbathe pak fëmijën! E zbathën fare.
- 2. I heq potkonjtë (kalit, mushkës); kund. mbath. E zbathi kalin.