ZBEHEM vetv.

  • 1. Më ikën a më dobësohet ngjyra e kuqe e fytyrës, bëhem i zbehtë; zverdhem. U zbeh në fytyrë. U zbeh menjëherë. I janë zbehur faqet.
  • 2. vet. veta III. I dobësohet ngjyra, bëhet si i bardhemë a si i verdhemë, zbardhet pak. Fustanit iu zbehën ngjyrat. Muret u zbehën. Iu zbeh lëkura.
  • 3. vet. veta III. I pakësohet drita a ndriçimi, i dobësohet shkëlqimi. Yjet (dritat) u zbehën. Hëna u zbeh.
  • 4. vet. veta III fig. Bëhet i paqartë, i dobët dhe pa forcë shprehëse; humbet gjallërinë dhe shkathtësinë e zakonshme, i dobësohet fuqia; pakësohet, zvogëlohet. Nuk iu zbeh ideali (fryma revolucionare). Stili nuk është zbehur gjatë gjithë veprës. Skënderbeut nuk iu zbeh kurrë lavdia.