zbrazët
Shqip
redaktoniMbiemër
redaktonizbrazët mb.
- Që është pa gjë brenda, që nuk është i mbushur me ndonjë lëndë, bosh; kund. i mbushur. Thes (hambar) i zbrazët. Enë (kovë, shishe) e zbrazët. Me gota të zbrazëta. Gropë e zbrazët.
- Që nuk është i mbuluar me ndonjë gjë; që s'ka ndonjë gjë a ndonjë njeri në të (për sipërfaqet). Fushë (arë) e zbrazët. Hapësirë (sipërfaqe) e zbrazët. Shesh (vend) i zbrazët. Rrugë e zbrazët.
- Që nuk ka njeri brenda; i tillë ku nuk banon njeri, që ka mbetur pa banorë; i lirë, i pazënë (për një vend pune). Shtëpi (dhomë) e zbrazët. Vagon i zbrazët. Fshat (qytet) i zbrazët. Kanë mbetur edhe dy vende të zbrazëta.
- fig. Që nuk ka vlerë, që s'ka brumë; që nuk është i mbushur me veprimtari a punë të dobishme; i padobishëm, i kotë; që s'ka përmbajtje, që nuk shpreh asgjë; që nuk ka kuptim. Njeri i zbrazët. Fjalë (fraza) të zbrazëta. Premtime të zbrazëta. Vështrim i zbrazët. E pa me sy të zbrazët.
- fig. Që nuk ka ngjarje të rëndësishme. Kohë (periudhë) e zbrazët.
- Me bark të zbrazët i uritur, i pangrënë, me barkun bosh. Me xhep të zbrazët pa para; i varfër. Mbeti me lugë të zbrazët (bosh) mbeti fare pa gjë; s'ka ç'të hajë. Ngopet me lugë të zbrazët (bosh) kënaqet pa gjë, gënjehet shpejt, mashtrohet lehtë; gënjen veten, u beson lehtë fjalëve a premtimeve.
zbrazët ndajf.
- Pa njerëz a pa gjëra brenda, bosh. Dhoma (salla) mbeti zbrazët.
- Pa u zënë nga dikush (për një vend pune). Vende të mbetura zbrazët.