ZBRITËS m.

  • 1. mat. Numër që zbritet nga një numër tjetër. Zbritësi dhe i zbritshmi. Gjeti zbritësin. Mbledh zbritësin me mbetjen.
  • 2. vjet. Pasardhës. Zbritësit e ilirëve.

ZBRITËS mb.

  • 1. Që vjen duke zbritur shkallë-shkallë nga lart poshtë, që zbret shkallë-shkallë nga një pikë më e lartë në një pikë tjetër më të ulët; kund. ngjitës. Pjerrësi zbritëse. Lakore (trajektore) zbritëse.
  • 2. Që vjen duke zbritur nga një njësi më e madhe në një njësi më të vogël; që vjen duke e ulur shkallën e forcës a të veprimit të vet; kund. ngjitës. Varg zbritës. let. Shkallë zbritëse. muz. Shumë zbritëse. mat. Përpjesëtim zbritës. mat. Diftong zbritës. gjuh.