ZBUKURUAR mb.

  • 1. Që është bërë më i bukur me sende, stoli a mënyra të ndryshme; që është zbukuruar; i stolisur. Qytet i zbukuruar. Dhomë (sallë) e zbukuruar. Nuse e zbukuruar.
  • 2. Që është bërë më tërheqës, që është pasuruar me elemente më shprehëse, që është limuar e latuar; keq. Tepër i stërholluar (për gjuhën, për stilin etj.). Gjuhë e zbukuruar. Poezi e zbukuruar. Ka stil të zbukuruar.
  • 3. fig. Që paraqitet në një pamje më të bukur nga ç'është, që zbukurohet qëllimisht për të fshehur të metat a gabimet që ka; i idealizuar. Gjendje e zbukuruar. E paraqiti të zbukuruar.