zbuluar
ZBULUAR mb.
- 1. Që i është hequr a i ka rënë mbulesa, veshja a mbështjellja, që është zbuluar; që nuk ka mbulesë a mbështjellje; kund. i mbuluar. Makinë e zbuluar. Me fytyrë të zbuluar. Vend i zbuluar. Instalime të zbuluara. tek. Pjesët e zbuluara të trupit. Është gjysmë i zbuluar.
- 2. fig. Që nuk mbrohet a nuk mbulohet prej ndokujt; që ka mbetur pa ndihmë e përkrahje. Sektor i zbuluar. Lojtar i zbuluar. sport. Mbeti i zbuluar.
ZBULUAR ndajf.
- 1. Pa veshje, pa mbulesë ose pa mbështjellje, pa u mbuluar; kund. mbuluar. Mbahet zbuluar. Fle zbuluar.
- 2. fig. Pa mbrojtjen e ndokujt, pa u mbuluar prej ndokujt; pa ndihmë e përkrahje. Ky sektor ka mbetur zbuluar.
- Me bark zbuluar pa fshehur gjë, hapur. Paske fjetur zbuluar iron. nuk qenke në qejf, nuk qenke mirë.