zdrëmë
ZDRËMË f.
- 1. Plagë që i bëhet kafshës në trup, kur e vret samari, zgjedha etj. Zdrëmë e madhe (e vogël). Ia bëri zdrëmë. Ishte bërë tërë zdrëma.
- 2. Vend ku është rrjepur një copë lëkurë (te bimët); vend ku ka rënë boja, suvaja a diçka që vesh një send. Zdrëmat e drurit. Zdrëmat e murit.
- 3. Zdralë. Zdrëma e jakës.