ZDRUKTHËTARI f.

  • 1. Gdhendje, zdrukthim e punime të tjera që u bëhen dërrasave a pjesëve të ndryshme prej druri, për të bërë me to orendi, dyer etj.; puna që bën zdrukthëtari, mjeshtëria e zdrukthëtarit. Punë (punime) zdrukthëtarie. Sektori (reparti) i zdrukthëtarisë.
  • 2. Vendi a reparti ku bëhet punimi i drurit ose i sendeve prej druri; reparti i zdrukthëtarëve. Punonjësit e zdrukthëtarisë.