zemërpërvëluar
ZEMËRPËRVËLUAR mb.
- 1. Që i është plagosur e lënduar rëndë zemra, që i është përvëluar zemra nga një fatkeqësi etj. (zakonisht nga vdekja e një njeriu shumë të afërt e të dashur); zemërdjegur. Nënë zemërpërvëluar.
- 2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Qante, zemërpërvëluara!
- 3. si ndajf. Me zemër të përvëluar, me zemër të plagosur rëndë nga hidhërimi, nga malli etj. E dëgjonte zemërpërvëluar.