zgjatje
ZGJATJE f.
- 1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve ZGJAT, ZGJATEM. Zgjatja e rrugës. Zgjatja e dorës. Zgjatja e lejes (e afatit, e kohës). Zgjatja e bisedimeve (e marrëveshjes). Zgjatja e sëmundjes.
- 2. shih ZGJATIM,~I 2. Zgjatje të holla. Mbaron me disa zgjatje.
- 3. Koha sa zgjat diçka; koha gjatë së cilës vijon të bëhet diçka; vijimi i diçkaje. Zgjatja e ditës diellore. Zgjatja e kohës së ushtrimeve. Zgjatja e ditës së punës.