ZGRAP kal.

  • 1. vet. veta III. Ha fije bari, gjethe etj. duke i kafshuar a duke i këputur me forcë e me zhurmë (për kafshët). Dhia zgrapte gjethe. Delja zgrap bar.
  • 2. I çaj a i hap pak lëkurën me dhëmbë, e kafshoj pak (zakonisht për gështenjën).
  • 3. bised. Rrëmbej diçka të vogël fshehtas a me forcë; zhvat; grabit, vjedh. Ujku zgrapi një dele (një qengj). Ia zgrapi të gjitha paratë. Zgrap ku të mundë.