ZHËNGË f.

  • 1. Gjiri i bagëtisë i mbushur me qumësht; gjëndër qumështi në gjirin e bagëtisë. Lopa ka zhëngë të mirë. Mos ia vra zhëngat!
  • 2. Kulloshtër, qumësht shumë i trashë. Qumështi doli zhëngë.
  • 3. Zhapë mishi; pjesë lëkure që i varet kaut në gushë; lapër. U bë si zhëngë.
  • 4. fig. keq. Njeri i bërë si zhabë. Erdhi zhënga.