ZHAPË f.

  • 1. Lëkurë bostani ose peme; lëvore druri; lëvozhgë. Zhapat e fikut (e portokallit, e bostanit, e shalqirit). Zhapat e arrës. Zhapa e drurit. I heq (i qëroj) zhapën. E hëngri me gjithë zhapë.
  • 2. Lëkurë me një shtresë të hollë mishi, lapër; copë e hollë mishi, e fortë si lëkurë. Zhapa e barkut. I dha ca zhapa. Thela ishte zhapë.
  • 3. Qese a thes prej lëkure. E futi drithin në një zhapë.
  • 4. vet. Opinga të thjeshta prej lëkurës së bagëtive të trasha. Bëri një palë zhapa. Lidhi zhapat.
  • 5. Fik i çarë e i tharë në diell, palë. Varg me zhapa.